← Shfleto

Tahir Emra

Magjistër i artit – pikturës

Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Shkollën e Artit) e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri po aty, ku edhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1970 me temën ”NJERIU DHE PEJSAZHI I KOSOVËS” (sr). Mr. Tahir Emra së pari punoi si mësues, si arsimtar e profesor i artit figurativ në Gjakovë. Prej vitit 1967 punon në SHLP-Dega e Artit e Prishtinës. Me hapjen e Fakultetit të Arteve kaloi me punë në këtë fakultet dhe arriti deri te prof. ordinar i pikturës. Mr. T. Emra ka organizuar ekspozita individuale dhe kolektive të pikturës në Kosovë dhe ish Jugosllavi si në Shqipëri, Gjermani, Francë e tj. Është anëtar korrespodent i ASHA-s të Kosovës në Prishtinë, mban ligjëratë në Universitetin e Tetovës. Ka disa shpërblime si: Shpërblimi i nëntorit (Beograd 1963) është i shpërblyer edhe në vende të tjera të ish Jugosllavisë si: Shpërblimi i dhjetorit 1968 etj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.