← Shfleto

Tahir Efendija Lluka

Doktor i fesë islame

Për kohën e lindjes së Tahir efendi Llukës nuk kemi të dhëna, por dihet se emri i vërtetë është Tahir (Adem) Molliqi nga Lluka e Epërme e Deçanit. Shkollimin e bëri në Universitetin Fatih-a të Stambollit, ku edhe doktoroi në lëmin e shkencave të Islamit (u bë Mutahab-doktor i fesë Islame) dhe u emërua Myderriz në një xhami në Stamboll dhe profesor në Universitetin Fatih-a të Stambollit, ku shumë kohë punoi. Dr. Tahir efendi Lluka është i njohur si Tahir efendi Gjakova. Dr. Tahir efendi Gjakova ka qenë njohës i shumë gjuhëve orientale dhe përkthyes i njohur i këtyre gjuhëve. Dr. Tahir efendi Gjakova ka qenë dijetar i njohur i kohës dhe i pasur me një dije e kulturë fetare. Ky e ka përkthyer “Mevludin” në gjuhën shqipe i shkruar me alfabetin arab, ka shkruar edhe vepra tjera si “Vehbije”, ”Ilahi” që këto të fundit sot e kësaj dite këndohen në tubime fetare tek muslimanët e Kosovës. Dr. T. efendi Gjakova shpesh u kthye në fshatin e lindjes me qëllim të hapjes së shkollës së parë shqipe në Deçan, ai e shiti një pjesë të pasurisë në fshat për ta ndërtuar shkollën-Mejtepin në Llukë të Deçanit ku angazhoi një mësues nga Gjakova i cili i mësonte fëmijët shkrim lexim shqip me alfabetin arab, alfabet i përpiluar nga Tahir Efendija dhe u quajt Alfabeti i Tahir Efendi Llukës (1878). Pas hapjes së kësaj shkolle Tahir Efendija u kthye në Stamboll dhe u burgos nga pushteti turk, u zhduk - Vdiq më 1908.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.