← Shfleto

Tahir Arbneshi

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në qershor të vitit 1963 në Arbnesh të Tivarit. Shkollën fillore e kreu në Ostros, gjimnazin në Ulqin. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1991 me temën:”HULUMTIMI PALOGRAFIK I KOMPLEKSIMIT TË ACIDIT NENITRILOACETIK ME PLUMB DHE KADMIUM”(kr). Mr. Tahir Arbneshi doktoroi në FSHN-Dega e Kimisë në Tiranë në qershor të vitit 1996 me temën: ”HULUMTIMI POLAROGRAFIK I KOMPLEKSIMIT TË ACIDIT ETILEN-DIAMINËKATËRACETIK NË PLUMB DHE KADMIUM”. Dr. Tahir Arbneshi së pari u zgjodh asistent i Kimisë Fizike në FSHMN të Prishtinës ( më 1986) ku arriti deri te prof. inordinar i kimisë analitike në Degën e Kimisë në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime profesionale dhe 23 punime shkencore dhe 2 tekste universitare nga lëmi i Kimisë. Ka marrë pjesë me kumtesa në 17 konferenca-simpoziume ndërkombëtare jashtë vendi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.