← Shfleto

Tahir Abdyli

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1942 në Kërrninë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Rakosh, të mesmen në Pejë, kurse Fakultetin Filozofik Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1969, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shtator të vitit 1975 me temën: “LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE 19OO - 1903“. Mr. Tahir Abdyli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1978 me temën: “ZHVILLIMI I INDUSTRISË NË KOSOVË“ Dr. T.Abdyli së pari punoi si arsimtar i historisë në Rakosh të Istogut, në Gjimnazin e Prishtinës e mandej kaloi si zëvendëssekretar i Bashkësisë Krahinore të Punës Shkencore deri më 1981. Dy mandate ishte drejtor i Institutit të Historisë të Kosovës, ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i revistes „Kosova“. Më 1991 pushteti serb me dhunë e largoi nga puna. Dr. Tahir Abdyli ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Tash është këshilltar shkencor në Institutin e Historisë të Prishtinës. Ka të botuara 5 botime të veçanta, 2 tekste shkollore të historisë, 16 punime shkencore dhe 16 punime-kontribute të tjera.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.