Syrja Pupovci
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1937 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1959, kurse doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në dhjetor të vitit 1965 me temën: ”MARRËDHËNIET JURIDIKO-CIVILE NË KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT”(sr). Dr. Syrja Pupovci gjatë gjithë kohës punoi në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës E drejta familjare dhe sociologjia e familjes. Ka qenë dekan i Fakultetit Juridik dhe prorektor i Universitetit të Prishtinës. Ka të botuara 3 vepra monografike dhe 48 punime profesionale. Ka qenë delegat i Dhomës Federative të RSFJ-së dhe kryetar i Komisionit Legjislativo-Juridik të Dhomës Federative dhe anëtar i Komisionit Kushtetues të RSFJ. Ishte edhe ushtrues detyre i Kryetarit të ASHA-së të Kosovës dhe anëtar i rregullt i ASHA-së të Kosovës. Vdiq më 1998 në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.