← Shfleto

Syrja-Mehmet Vlora

Doktor i filologjisë

Lindi më 1845 në Vlorë. Rrjedh nga Familjes e I. Qemajl Vlorës. Ky ishte shkrimtar, historian, biograf dhe dijetar shqiptar që dinte shqip por të gjitha punimet i ka shkruar në gjuhë turke. Më 1911 kishte botuar “Shqiptari të Dervish Himës, ” mandej “Shqipëria në kohën osmane” në Turqishte. Më 1912 Syrja Vlora u zgjodh Deputet i Vlorës. Në Parlament mbrojti alfabetin e pranuar në Kongresin e Manastirit, thuhet se jetoi në Zvicër deri në fund të Luftës së I Botërore. Veprimtaria shkencore e Syrja Mehmet Vlorës shihet në hartimin e afro 30 librave që më kryesore janë “Jetëshkrimi i burrave të Shtetit Osman” - në katër vëllime - me 2500 faqe ku janë përfshirë afër 2000 figura që nga fillimi i Perandorisë Osmane deri në shekullin e XIX e botuar në vitet 1892-1898. Ka edhe vepra të tjera me vlerë shkencore por më 1916 shumë shkrime të Syrja Mehmet Vlorës janë djegur. Ka njohur shumë gjuhë orientale, ka qenë përkthyes dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë për Arsim e Kulturë Osmane. Ka kryer shërbime kolosale, vdiq më 1918 në Stamboll.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.