← Shfleto

Sylen Vranica

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1949 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1986 me temën: ”METABOLIZIMI I KARBOHIDRATEVE PAS INZULTIT CEREBROVASKULAR” (kr). Mr. Sylen Vranica doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1987 me temën: ”EPIDEMIOLOGJIA E EPILEPSIA NË RRETHIN E PRISHTINËS”. Dr. Sylen Vranica së pari punoi si mjek në Qendrën Mjekësore të Prizrenit, mandej kaloi në Klinikën e Neuropsikiatrisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe punon. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Tash është prof, ordinar i neuropsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinë. Ka të botuara 60 punime profesionale shkencore, një tekst universitar dhe një tekst për narkomani. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar me kumtesa të që edhe janë botuar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.