← Shfleto

Sylejman Çoça

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1927 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Gjakovë. SHLP e kreu në Shkup Grupi i Gjuhës Shqipe. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën e Studimeve postdiplomike në Dubrovnik-Universiteti i Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”FTYRA E FEMRËS NË POEZINË LIRIKE POPULLORE SHQIPTARE”(kr). Mr. Sylejman Çoça doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit në qershor të vitit 1980 me temën: ”FORMA E POEZISË LIRIKE POPULLORE SHQIPTARE DHE ASPEKTI TEORIKOLETRAR”(kr). Dr. Sylejman Çoça ka punuar në fillim si profesor në Gjimnaz e SHLP “Xh. Doda” të Prizrenit, ku ka ligjëruar gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe Metodikën e gjuhës shqipe. Vdiq në Prizren më 1989.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.