← Shfleto

Sylë Dreshaj

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1926 në Vrellë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Istog, kurse të mesmen në Pejë. Fakultetin Filozofik – Dega Histori e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në të njejtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në mars të vitit 1978 me temën: ”VRELLA PREJ THEMELIMIT E DERI MË SOT”. Mr. Sylë Dreshaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën:”PREFEKTURA E PEJËS 1941-1944”. Dr. Sylë Dreshaj në fillim punoi si mësues e mësimdhënës në Istog e rrethinë mandej si prof. i historisë në Shkollë të Mesme në Istog dhe në Komunë të Istogut deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.