← Shfleto

Suzana Zhuta-Aliu

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në maj të vitit 1963 në Strugë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1991 me temën: ” PËRCAKTIMI I STRUKTURËS ORGANIKE TË QYMYRIT ME OKSIDIN DEGRADUES(kr). Mr. Suzana Zhuta doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Prishtinë në janar të vitit 2004 me temën:”NDOTËSIT MJEDISORË TË LIQENIT TË OHRIT”. Dr. Suzana Zhuta Aliu së pari u zgjodh asistente e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Prishtinë. Nga formimi i Universitetit të Tetovës ligjëron edhe në këtë universitet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.