← Shfleto

Sulltane Kojçini-Ukaj

Doktor e shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1947 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1975, po aty i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1978 me temën: ”GRATË E KOSOVËS NË LËVIZJEN NACIONALÇLIRIMTARE 1941-1945”. Mr. Sulltane Kojçini-Ukaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1984 me temën: ”ZHVILLIMI I ARSIMIT NË KOSOVË 1945-1952”. Dr. Sulltane Kojçini-Ukaj së pari punoi si mësidhënëse në Banjë të Pejës, në Istog në Krushë të Madhe si dhe në Shkollën Ekonomike të Pejës. Prej vitit 1975 punon në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë si bashkëpunëtore e lartë shkencore. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Ka të botuar një botim të veçantë dhe 14 punime shkencore, 19 kontribute tjera. Punon në Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.