← Shfleto

Sulejman Zhugli

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në qershor të vitit 1943 në Dibër. Aty i kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë më 1966. U specializua në Okulistikë në Kinë, në Austri, Itali, në Londër dhe Gjermani. Në vitin 1981 mori gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore” e më 1989 u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës me temën: ” RIAFTËSIMI FUNKCIONAL DHE PROFESIONAL I TË VERBËVE ME ANË TË TRANSPLANTIMIT TË KORNESË DHE TË VENDOSJES SË THJERZAVE BRENDA NË SY”. Dr. Sulejman Zhugli më 1994 mori titullin “Profesor”. Ka punuar në Rrethin e Dibrës, më 1969 transferohet në Klinikën Okulistike të Tiranës, mandej pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës, më 1992 është zgjedhur kryetar i Shoqatës Oftalmologjike të Shqipërisë. Ka marrë pjesë aktive në aktivitete ndërkombëtare për çdo vit si në Greqi, në Gjermani, Toronto, në San Francisko, në Izrael. Ka mbajtur 41 referate shkencore që i botoi me bashkëautor disa tekste dhe monografi, ka edhe 33 punime shkencore. Ka realizuar aderimin e Shoqatës Oftalmologjisë Shqiptare në shoqatat ndërkombëtare Evropiane të oftalmologëve.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.