← Shfleto

Stavri Dhimo

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në shkurt të vitit 1952 në Saraqinishtë të Gjirokastrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Gjirokastër. FSHN-Dega e Fizikës e kreu në Tiranë më 1974. Ka doktoruar në të njëjtin fakultet në Tiranë më 1997 me temën:” VEÇORITË E INTERPRETIMIT TË INFORMACIONIT SIZMIK NË ZONAT ME MBIHYPJE TË THEKSUAR TEKTONIKE DHE KONTRIBUTI NË DESHIFRIMIN E NDËRRIMIT TEKTONOSTRUKTUROR TË BREZIT TË BERATIT DHE TË ZONAVE PËR RRETH”. Dr. Stavri Dhimo së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore të Libohovës, mandej zv/drejtor i Shkollës së Përgjithshme të Libohovës, si Fizikan në Ndërmarrjen Sizmogravimetrike të Fierit, në Institutin e Naftës e të Gazit, po aty ku ishte drejtor, dhe drejtor i Drejtorisë së Hidrokarbureve në Ministrinë e Industrisë së Naftës. Është marrë me regjistrimin e materialeve sizmike dhe ka botuar 4 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.