Spiro Theodhorjani
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në qershor të vitit 1955 në Palas të Vlorës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1978. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1993 me temën: ” MBI PËRMIRËSIMIN E TEKNOLOGJISË SË SHFRYTËZIMIT TË PUSEVE TË NAFTËS E GAZIT”. Dr. Spiro Theodhorjani ka punuar si inxh. në Ndërmarrjen e Nxierrjes së naftës - Garisht Vlorë, mandej asistent në Katedrën e Nxierrjes së Naftës e të Gazit në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka kryer specializim pasuniversitar për metodat e veprimit në shtresë pranë AGIP Milano (Itali). Pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave dhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuar disa artikuj shkencorë si autor e koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.