Spiro Dedja
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1931 në Elbasan. Mësimet e para dhe Shkollën Normale i kreu në vendlindje. Studimet për Mjekësi i kreu në akademinë ushtarake “Kirov” të Petërsburgut (Rusi) më 1957. Aty u specializua për kirurgji torakale. Këto i plotësoi në Kinë (1969-70). Më 1978 e mori graden “Kandidat i Shkencave” me temën: “ ULCERA DEODENALE”. Më 1985 e mori titullin “Doktor i Shkencave, pastaj edhe “Profesor”. Vdiq më 2002.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.