← Shfleto

Sokol Ibrani

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi më 1946 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Sarajevë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën:”NGARKESA E GYPAVE EKRANIKE NË KAZANA”(kr). Mr. Sokol Ibrani doktoroi në Fakultetin Teknik në Prishtinë në dhjetor të vitit 1987 me temën:”?“. Dr. Sokol Ibrani së pari u zgjodh asistent i lëndës Termodinamika II me nxemje dhe klimatizim në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ka qenë në specializim në SHBA. Ka të botuara disa punime shkencore kryesisht në anglishte. Tash jeton dhe punon në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.