← Shfleto

Skënder Sylaj

Magjistër i shkencave politike

Lindi më 1945 në Kopërnicë të Kamenices (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në Hogosht, kurse të mesmen (Normalen) në Gjilan. Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën: ”MBROJTJA DHE SHPËTIMI NGA PASOJAT E TËRMETIT”(kr). Mr. Skënder Sylaj së pari punoi si mësimdhënës në shkolla të mesme të Kamenicës, mandej si këshilltar i arsimit në Gjilan, kurse prej vitit 1978 është ligjërues në SHLP të Gjilanit, ku ligjëron lëndën Mbrojtja dhe siguria si profesor i rregullt i kësaj shkolle. Ka të botuara 7 punime shkencore dhe një tekst intern të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.