← Shfleto

Skender Skenderi

Doktor i shkencave të natyrës – fizikë

Lindi në maj të vitit 1934 në Zasellë të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Tunel të Parë dhe e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës e Prishtinës më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1974 me temën: ”CAKTIMI I PERFORMANSAVE TË BATERIVE TË PLUMBIT NË TEMPERATURA TË ULËTA TË PUNËS “(kr). Mr. Skender Skenderi temen e disertacionit e punoi në FSHMN në Beograd, kurse e mbrojti në FSHMN në Prishtinë në dhjetor të vitit 1989 me temën:”CAKTIMI I SHKALLËS SË NDOTJES SË ATMOSFERES ME NDIHMËN E LASERËVE”. Dr. Skender Skenderi së pari punoi si arsimtar i Fizikëse në Stantërg, Gjimnaz e Shkolla të mesme dhe profesor i SHLT në Mitrovicë, e më vonë si asistent i fizikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës, ku arrit deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 90 tekste shkollore për të gjitha nivelet e shkollimit edhe të atij universitar. Më 1989 u zgjodh delegat i Kuvendit të Kosovës dhe është njëri prej tre delegatëve që shkuan në shumë vende të Evropës për Internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Dr. S. Skenderi në kohën e fundit është duke u marrë me informatikë dhe ka botuar 30 tekste e doracak për shfrytëzimin e programeve të ndryshme të kompjuterëve.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.