← Shfleto

Skender Shahini

Magjistër i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1953 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Sarajevë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Sarajevës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1984 me temën:” MBROJTJA E PULPUS E DHAMIT PREJ NDIKIMEVE KIMIKE TË PLLOMBAVE ESTETIKE”(sr). Mr Skender Shahni së pari punoi si mjek-stomatolog në Prizren. Më 1980 u zgjodh asistent në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe tash punon. Specializoi për sëmundjen e gojës dhe dhëmbëve. Ka qenë udhëheqës i 2 projekteve shkencore dhe ka të botuara 15 punime profesionale dhe 4 punime shkencore. Punon në mbulancën e stomatologjisë private “Ensodent” të Prizrenit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.