Skënder Rizaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1930 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalën) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Shkup më 1957, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Sarajevës në dhjetor të vitit 1965 me temën: ” ZHVILLIMI HISTORIK I XEHETARISË NË KOSOVË E METOHI DHE VISEVE FQINJE PREJ SHEKULLIT XV – XVII”(sr). Dr. Skënder Rizaj ka punuar si profesor i historisë në shkollat e mesme të Pejës, prej vitit 1965 punon në Fakultetin Filozofik të Prishtinës së pari si asistent e më vonë arriti deri te prof. ordinar i lëndës historia e përgjithshme e kohës së re I, në këtë fakultet. Dr. S.Rizaj është hulumtues i denjë i historiografisë dhe në këtë fushë ka të botuara më tepër se 100 punime shkencore si tekste të historisë për të gjitha nivelet të shkollimit edhe universitar. Dr. Skënder Rizaj është doktor i parë i historisë në Kosovë. Ka bërë hulumtime të rëndësishme në Arkivin e Stambollit për lëndën e historiografisë dhe për dokumente të tjera për Kosovën.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.