Skënder Prifti
Doktor i veterinarisë
Lindi më 1923 në Kolonjë. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet për mjek Veteriner i bëri në Bashkimin Sovjetik dhe diplomoi më 1955. Pas diplomimit u kthye në atdhe dhe u zgjodh mjek Veteriner në Ushtrinë Shqiptare. Më 1960 emërohet pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Ishte shef Katedre, zëvendës dekani dhe Zëvendësrektor i këtij universiteti. Më 1973 emërohet drejtor i Institutit të Kërkimeve Veterinere. Skënder Prifti është “Docent “ dhe ka disa punime shkencore të fushës së kirurgjisë veterinere por edhe të sëmundjes së lopëve. Për kontributin e dhënë si pedagog dhe shkencëtar Docent Skënder Prifti u dekorua disa herë me Urdhrin e punës dhe me Medalje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.