← Shfleto

Skënder Nushi

Doktor i shkencave teknologjisë – kimisë

Lindi në shkurt të vitit 1940 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1972 me temën: ”CAKTIMI POLOGRAFIK I KONSTANTEVE STABILE TË KOMPLEKSIT Pb, Cd, Co, Ni, ME Alfa e Beta ME ACIDIN HIDROKSIPROPANIK 1, 2.3 DHE 4 DHE ACIDIN HIDROKSILATONIK”(kr). Mr. Skender Nushi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në nëntor të vitit 1983 me temën: ” STUDIMI I EKUILIBRAVE KORDINATIVE NË TRETJET UJORE TE DISA JONE TË METALEVE DHE JONEVE TË ACIDIT FENIACIDIK”(kr). Dr. Skender Nushi punoi si prof. i Kimisë në SHLP “B.Curri” të Gjakovës, mandej asistent në i kimisë teknologjike në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, më vonë prof. i Kimisë organike në FSHMN të Prishtinës dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Ka të botuara 10 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.