← Shfleto

Skënder Myftari

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në korrik të vitit 1942 në Ruzhdie të Fierit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin të Tiranës, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1968. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1985 (1993) me temën: ” STUDIMI I FARAMINIFERAVE TË MËDHA TË OLIGOCENIT TË MESËM-MIOCENIT TË POSHTËM NË SHQIPRINË JUGPERENDIMORE DHE RËNDËSIA E TYRE STRATIGRAFIKE”. Dr. Skënder Myftari së pari punoi si teknik gjeolog në Tropojë-Kukës, si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit e Lushnjes. Specializoi për panteolog në Tiranë dhe në Universitetin e Bolonjës (Itali). Më 1989 mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” e “Drejtues kërkimesh”. Është marrë me përcaktime mikro-paleontologjike. Rezultatet e punimeve i ka paraqitur në 2 referate, 13 artikuj shkencorë. Edhe ka hartuar një tekst universitar. Është dekoruar më “Medalje për punë të shquara në miniera-gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.