Skënder Muji
Doktor i shkencave të veterinarisë
Lindi më 1961 në Bresalc të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknikën) e kreu në Gjilan. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1992 me temën: ”NDIKIMI I MIKROKLIMËS NË FERMAT E SHPEZËTARISË NË KOSOVË”(kr). Mr. Skënder Muji doktoroi në Fakultetin e Veterinarisë në Sarajevë në korrik të vitit 2004 me temën: ”NDIKIMI I SHTIMIT TË FITOZËS NË USHQIM NË ZVOGLIMIN E LARGIMIT TË N, P, Ca, Mg, zN, dhe Cu NË FECESIN E PULAVE PËR VEZË”(sr). Dr. Skënder Muji së pari punoi në Entin e Përparimit e Bujqësisë të Gjilan, mandej kaloi si asistent i veterinarisë me Zoohigjienën në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Tash është ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 10 punime shkencore jashtë vendit, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.