Skender Malja
Doktor i shkencave të natyrës – radiokimisë
Lindi në maj të vitit 1945 në Tiranë. Aty e kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi Industriale më 1967. Pas kryerjes së fakultetit punoi si kryeinxhinier i Kimisë në Ushqimoren e Liezhës, mandej në Institutin e Fizikës Bërthamore si bashkëpunëtor teknikoshkencor e si punonjës shkencor në Sektorin e Radiokimisë. Ka specializuar në Kinë. Më 1973 u zgjodh shef i Sektorit të Radiokimisë në Institutin e Fizikës Bërthamore. Më 1983 u doktorua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës me temën: ” PËRGATITJA E FOSFORIT RADIOAKTIV DHE DISA PËRBËRJEVE TË SHËNUARA NË P-32, S-35, DHE I-131”. Më 1983 mori titullin shkencor “Kandidat i Shkencave”. Nr. 78 të datës 07.06. 1983, “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”. Nr.161, të datës 09. 11. 1987, “Mjeshtër Kërkimesh”. Nr.11, të 13.12. 1994 dhe “Drejtues Kërkimësh”. Nr.30 të datës 30. 04. 2000. Ka të botuar 57 artikuj shkencorë, 62 raporte pune, 31 kumtesa dhe 18 projekte. U dekorua me medaljen “Naim Freshëri” Kl. II dhe të I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.