Skënder Lama
Doktor i gjeodezisë
Lindi në shtator të vitit 1933 në Krujë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Tiranë. Studimet e larta i bëri në Institutin e Lartë Politeknik të Varshavës (Poloni), kurse u diplomua si inxh. gjeodet në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës më 1962. Në fillim punoi si inxh. gjeodezie në Minierën e Bakrit të Gjegjanit. Prej vitit 1970 filloi si pedagog pranë Departamentit të Gjeodezisë në Tiranë. Në vitin 1982 u doktorua në lëmin e gjeodezisë në Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit të Tiranës. Më 1991 mori titullin “Profesor i asocuar”. Dr. Skënder Lama u specializua në hidrografi në Triestë (Itali). U dekorua me urdhrin “Naim Frashëri”. Ka të botuara 4 tekste, 3 prej tyre universitare-Dega e Gjeodezisë dhe 5 artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.