Skënder Karahoda
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi me 1941 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”NDRRIMET PATOLOGJIKE NË INDET E GROPËS SË GOJËS NËN DHËMBËT E PLOTËSUAR”(sr). Mr. Skënder Karahoda doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1980 me temën: ”STUDIME KOMPARATIVE TË VLERËS SË REZULTATEVE KLINIKE DHE LABORATORIKE TE PACIENTËT ME PROTEZË TOTALE”(sr). Dr. S.Karahoda specializoi në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd, më 1977 u zgjodh asistent i protetikës Stomatologjike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.inordinar Dega e Stomatologjisë. Ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës në kohën kur u hoq autonomia e Kosovës nga pushteti serbomalazez.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.