← Shfleto

Skënder Kaçiu

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1962 në Lupç të Poshtëm të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podujevë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Novi Sad ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1990 me temën: ”NDIKIMI I VARIERITETIT DHE MËNYRËS SË RUAJTJES SË VETIVE KUALITATIVE TË FARËS SË SPECIT ( CAPSICUM ANNUUM L)”(sr). Mr. Skënder Kaçiu doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në janar të vitit 1999 me temën: ”NDIKIMI I KUSHTEVE TË RUAJTJES SË CILËSISË SË FARËS SË SPECIT (CAPSICUM ANNUUM L)”. Dr. Skënder Kaçiu së pari punoi në Shkollë të Mesme të Podujevës, në Kooperativën Bujqësore të Sveçlës, kurse prej vitit 1987 është zgjedhur si asistent i Perimtarisë në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës ku arriti deri te docent i Perimtarisë në këtë fakultet. Ka të botuara 27 punime shkencore (profesionale) dhe 2 tekste nga lëmi i Perimtarisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.