← Shfleto

Skënder Hoti

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1955 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - i kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”OPUSI DRAMATIK I JOSIP V. RELES” Mr. Skënder Hoti në fillim punoi si arsimtar, përkthyes në Libi, arsimtar i anglishtes në Zvicër. Ka punuar në Qendren Shkollore të Vushtrrisë, më 1980 u punësua në Institutin e Plumbit dhe të Zinkut në Zveçan, specializoi gjuhën në Beograd dhe më 1985 punoi si përkthyes në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrivicës. Ka dy dispensa dhe një fjalor (bashkëbisedues) anglisht-shqip.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.