← Shfleto

Skënder Guranjaku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1930 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Politeknikumin në Tiranë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Bukureshtit (Rumani) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1963. U doktorua po në këtë fakultet më 1986 me temën:” BOKSIDET E SHQIPËRISË.” Dr. Skënder Guranjaku punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës në Kuçovë, në Drejtorinë e Minierave, në Ministri dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë të Tiranës e në B.Curr. Dr. S. Guranjaku ka bërë studime për klasifikimin e qymyrit në raportet gjeologjike. I ka të botuar 9 punime e artikuj shkencorë. U dekorua me “Urdhër Pune” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.