← Shfleto

Skënder Ferko

Doktor i shkencave të bujqësisë – vreshtarisë

Lindi më 1935 në Fier. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Bullgari dhe u diplomua në Agronomi - Dega e Frutikulturës dhe e Vreshtarisë më 1961. Skënder Ferko mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. S.Ferko së pari punoi si specialist në ish - Kooperativën Bujqësore të Ballshit e Dërmenas, mandej drejtor i Teknikumit Bujqësor në Fier, pati edhe detyra të rëndësishme në Seksionin Shkencor të Seksionit Ekzekutiv të rrethit të Fierit. Ka qenë përgjegjës për Projektin Shqiptaro-Holandez të ujitjes në Fondacionin ADRA. Dr. S.Ferko dha kontribut në zbatimin e teknologjive të reja të kultivimit të bimëve në përgjithësi. Punoi deri me 1998 kur edhe u pensionua.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.