Skënder Berisha
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1962 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë me 1987. Po në këtë Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”ORGANIZIMI NË FUNKSION TË SHTIMIT TË EFIKASITETIT NË NDËRMARRJE”. Mr. Skënder Berisha punon si ekonomist në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.