← Shfleto

Skënder Berisha

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1952 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Beograd, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1971 me temën: ”FINANSIMI MULTILATERAL I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË VENDEVE JO TË ZHVILLUARA NË BOTË”(sr). Mr. Skender Berisha doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Sarajevës në maj të vitit 1977 me temën: ”FINANCIMI I JASHTËM I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË VENDEVE JO MJAFT TË ZHVILLUARA”(sr). Dr. S. Berisha në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Gjilanit. Më 1967 u pranua asistent në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës për lëndën Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Dr. S.Berisha ka qenë ndihmës sekretar Federativ i Tregëtisë të jashtme të Jugosllavisë, mandej sekretar krahinor për Marrëdhënie me Jashtë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Dr. S.Berisha ka të botuara 13 punime shkencore, 16 punime profesionale, 3 tekste universitare. Ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.