Skender Ahmeti
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në korrik të vitit 1961 në Gumnasellë të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në prill të vitit 1997 me temen:”ZGJEDHJA E PERSONELIT NË KUSHTET E MËNAXHIMIT BASHKËKOHOR”. Mr. Skender Ahmeti doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në korrik të vitit 2001 me temën: ” PËRLLOGARITJA E SHPENZIMEVE TË PRODHIMIT SIPAS METODËS SË SHPENZIMEVE VARIABILE NË FUNKSION TË KALKULIMIT TË ÇMIMIT KUSHTUES”. Dr. Skender Ahmeti pas diplomimit punoi si ekonomist në Lipjan. Tash punon në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.