Sitki Dafota
Doktor i shkencave kimiko – teknologjik
Lindi në tetor të vitit 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë e filloi në Beograd dhe e kreu në Shkup më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e Kimisë inxhinierike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1978 me temën: ”STUDIMI I LIDHJES SË NGJYRAVE REAKTIVE ME FIBRAT E PAMBUKUT”(kr). Mr. Sitki Dafota doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë –Drejtimi i Kimisë Fizike, në Zagreb në maj të vitit 1986 me temën: ”HULUMTIMI I DISPERZIONIT TË NGJYROSJEVE ACIDIKE DHE DISPERZA NË FIBRAT E POLIOMIDEVE”(kr). Dr. Sitki Dafota së pari punoi në Industrinë e Tekstilit në “E. Duraju” e “Napredak” të Gjakovës si dhe në “Ballkan” të Suharekës e më 1978 u zgjodh asistent i kimisë fizike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë dhe arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Ka të botuara 14 punime shkencore dhe 3 projekte të zbatuara në Industrinë e Fijeve Sintetike dhe të Gomës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.