← Shfleto

Siri Hanaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në gusht të vitit 1936 në Meseplik të Vlorës, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vlorë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Tiranë më 1961. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1990 me temën: ” PROBLEMET E RITJES SË EFEKTIVITETIT NË PRODHIMET E INDUSTRISË ELEKTROMEKANIKE, ELEKTRIKE, ELEKTRONIKE”. Dr. Siri Hanaj së pari punoi si ekonomist në T. A. SH. në Durrës, Kryetar i degës T.A.SH. në Laç, shef Seksioni në Komitetin Ekzekutiv të rrethit Krujë, kryespecialist në Ministrinë e Komunikacionit në Tiranë, kryetar dege P. A. M. Tiranë dhe ekonomist në Institutin e Kërkimeve gjeologjike të Tiranës. Është marrë me studime ekonomike të fushës së transportit, të industrisë. Rezultatet i ka paraqitur në monografi, artikuj e referate.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.