Sinan Gashi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në shtator të vitit 1947 në Arllat të Gllogocit (Drenasit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Gllogoc. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin Fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1982 me temën:”PROZA E NANDO BULKËS”. Mr. Sinan Gashi së pari punoi si arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën Fillore të Obiliqit, mandej në Arllat e më vonë si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Gllogocit, ku ka qenë edhe drejtor. Punën e vazhdoi në BVI për Çështje Sociale-Shëndetësore në Gllogoc dhe së fundit redaktor për kulturë në Gazetën “Bota Sot” në Prishtinë. Mr. S.Gashi Ka të botuara 5 vepra letrare si dhe 14 punime të botuara në Prishtinë e Shkup.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.