Sihana Badivuku
Magjistër e artit – muzikës
Lindi më 1967 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Muzikës i kreu në Prishtinë (e kreu edhe Shkollën e Ulët të Muzikës). Konservatoriumin e filloi në Kiev dhe e mbaroi në Moskë, ku e kreu edhe Akademinë e Muzikës në Konservatoriumin “Petat Iliq Çajkovski” më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin Konservatorium dhe magjistroi në qershor të vitit 1991 me temën: ”VEPRAT E BAHUT, PAGANINIT DHE KONCERT PËR VIOLINË DHE ORKESTËR TË JAN SIBILIUSIT”(ru). Dhe mori gradën magjistër i violinës. Mr. Sihana Badivuku specializoi në: Rusi, Gjermani, e Itali. Ka qenë e zgjedhur koncert - mjeshtër për Orkestrën kamertale të TV. Shkupit, ka mbajtur koncerte në shumë vende të ish Jugosllavisë, si dhe në shumë kryeqendra të shteteve të Evropës, si dhe në RTV të Tiranës. Mr. Sihana Badivuku është docente e violinës në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës në Prishtinë. Jeton në Shkup.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.