Siasi Koçiaj
Doktor i shkencave – gjeofizikës
Lindi në gusht 1939 në Sinanaj të Tepelenës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Tepelenë. Studimet e larta i bëri në Institutin e Gjeofizikës të Moskës (Rusi) më 1961, u doktorua në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1986 me temën: ” RREZIKU SIZMIK I KORËS SË TOKËS NË SHQIPËRI DHE SAKTËSIMI I TIJ PËR SHESHET E NDËRTIMIT” Dr. Siasi Koçinaj në fillim punoi në Ndërmarrjen Gjeofizike të Patosit, bashkëpunëtor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, punonjës shkencor në Qendrën Sizmologjike të Tiranës. Ka qenë përgjegjës e drejtor i Institutit Sizmologjik. U specializua në Francë, Kinë e Itali. Më 1995 mori titullin “ Drejtues kërkimesh”. Është bashkautor për tekste universitare dhe bashkëpunëtor në 3 studime monografike ndërkombëtare. I ka të botuar 16 artikuj në vend dhe 60 artikuj të botuar jashtë. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. U dekorua me urdhrin “N.Frashëri” kl. III. dhe kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.