Shyqyri Spaho
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi më 1930 në Pilut të Devollit. Mësimet e para dhe Shkollën Normale i kreu në Elbasan. Fakultetin e Agronomisë e kreu në Harkovë të Ukrainës, dhe diplomoi në Agronomi më 1953. Pas diplomimit punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Bujqsisë të Kamzës. Ishte drejtues i një grupi pune për hartimin e Hartës Pedologjike të Shqipërisë. Dr. Shyqyri Spaho është autor i 7 teksteve universitare dhe i Praktikumit të pedologjisë. Ky dha një kontribut të çmuar në këtë fushë dhe në Agrokimi. Për kontributin shkencor është dekoruar disa herë me “Urdhra punë” dhe me Medaljen “Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.