← Shfleto

Shyqyri Llaci

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në shtator të vitit 1959 në Tepelenë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet i kreu në Fakultetin Ekonomik-Dega “Ekonomia e industrisë” më 1983 në Tiranë. Më 1992 e mori gradën “Kandidat i Shkencave” i konvertuar më 1992 në gradën “Doktor i Shkencave” e më vonë edhe Asistent Profesor. Dr. Shyqyri Llaci ka bërë trajnime profesionale në disa universitete, si në: Glazgov, Linkoln, San Diego e Athinë. Në vitin 1983 u zgjodh pedagog në Fakultetin Ekonomik në Katedrën e Ekonomisë së industrisë në Tiranë. Ka qenë zv.dekan i këtij fakulteti, më vonë edhe dekan. Dr. Sh. Llaci ka shkruar tekste mësimore dhe monografi. Është autor-bashkautor i 35 artikujve shkencorë, 7 prej tyre të botuar jashtë vendit. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Ka qenë anëtar i Këshillave shkencorë në disa fakultete dhe në Universitetin e Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.