← Shfleto

Shyqyri Demiri

Doktor i shkncave të historisë

Lindi në tetor të vitit 1906 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Grac të Austrisë. Po aty i filloi studimet në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë dhe arkeologjisë dhe u diplomua më 1934. Po këtë vit edhe doktoroi me temën: ”PËRPJEKJA PËR NJË STUDIM KRITIK TË KULTURËS HISTORIKE TË VJETËR DHE TË RE NË SHQIPËRI”(gj). Dr. Shyqyri Demiri një vit qëndroi në Grac për ti kryer studimet e Arkeologjisë dhe më 1935 u kthye në atdhe. Së pari u emrua mësues i historisë në Shkollën Tregtare të Vlorës, mandej në Gjimnazin e Shtetit në Shkodër e më 1939 transferohet në Shkollën Normale të Elbasanit. Dr. Sh. Demiri ka disa tekste të botuara. I është dhënë titulli “Mësues i merituar”, “Mësues i Popullit”. Vdiq si pensionist në Elbasan më 1983.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.