← Shfleto

Shyqyri Aliaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në maj të vitit 1936 në Kuç të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, Politeknikumin e kreu në Tiranë. Studimet e larta i filloi në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Moskës (Rusi), dhe i kreu në Fakultetin e Gjeologji e Minierave në Tiranë më 1963. Më 1981 kreu pjesën e parë të doktoratës, kurse me 1989 u doktorua në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave në Tiranë me temën: ”NEOTEKTONIKA DHE SIZMOTEKTONIKA E SHQIPËRISË”. Dr. Shyqyri Aliaj së pari punoi si teknik-gjeolog, mandej punonjës shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Tiranës, në Ndërmarrjen e nxierrjes së naftës në Marinzë, në Patos, mandej bashkëpunëtor shkencor në Fakultetin e Gjeologji e Minierave, më vonë në Institutin Sizmologjik pranë Akademisë së Shkencave ku ishte edhe drejtor i Institutit. Ka qenë dhe është kryetar-anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Sizmologjisë. Ka marrë pjesë në realizimin e shumë projekteve kombëtare-ndërkombëtare. Ka të botuara 9 monografi, 94 artikuj shkencorë, 42 jashtë vendit, ka edhe 71 kumtesë, 33 prej tyre të mbajtura jashtë vendit. Është dekorua me “Urdhërin “N. Frashëri” kl. III e kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.