← Shfleto

Shyqri Dumani

Magjistër i skencave teknike – teknologjisë

Lindi në maj të vitit 1950 në Miradi të Poshtme të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë. Fakultetin SHMN-Dega Kimi, e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit kurse magjistroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në qershor të vitit 2000 me temën:”DISA ASPEKTE TË NDOTJES SË AMBIENTIT NGA TERMOELEKTRANAT ME THËNGJILL”. Mr. Shyqri Dumani punën e filloi në Dispanserinë e Medicinës së punës në Obiliq në Sektorin e Mbrojtjes së ambientit nga ndotësit potencialë, ku edhe ndjek ndotjen e ushqimit nga radiacioni. Mr. Sh. Dumani ka të botuara disa punime shkencore të fushës të mbrojtjes së ambientit jetësor. Aktualisht punon në Institutin e Medicinës së Punës në Obiliq-Kastriot.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.