Shykrane Pinduku-Gërmizaj
Doktor shkencash të filologjisë
Lindi në korrik të vitit 1955 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze i kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË FJALORËVE ANGLISHT-SHQIP” Mr. Shykrane Pinduku-Gërmizaj doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në mars të vitit 2000 me temën: ”KONTRIBUTI I STUART EDWARD MANNIT PËR STUDIMET SHQIPTARE”. Dr. Shykrane Pinduku-Gërmizaj së pari punoi si lektore e lartë, më 1995 u zgjodh ligjëruese e gjuhës angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Me vite ka bashkëpunuar me revistat shkencore në Kosovë, ku rezimet dhe përkthimet i bënte vetëm ajo. Merret me përkthime nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas. Ka të botuara 2 libra Punon në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.