Shukrije Sejdiu
Magjistër e shkenave të natyre – fizikës
Lindi më 14.03.1961 në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme Teknike e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore-Dega e Fizikës me 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Elektronik të Nishit – Dega e Fizikës Materiale ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1992 me temën: ”NDIKIMI I METASTABILEVE NË DY GJENDJE TË PAVARURA ELEKTROSTATIKE GJATË RRJEDHJES SË GAZIT TË HEKSAFLUORIDIT”(sr). Mr. Shukrije Sejdiu filloi të punoi si profesoreshë e Fizikës në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë, mandej zgjidhet ligjëruese e lëndëve Fizika I dhe II në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.