Shukri Rahimi
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1925 në Nesalcë të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Nish. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Shkup më 1960. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1974 me temën: ”LUFTA E SHQIPTARËVE PËR AUTONOMI 1898-1912”. Dr. Shukri Rahimi së pari punoi si profesor i historisë në Normale si dhe në SHLP të Shkupit. Më 1974 kaloi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës si ligjërues i historisë së popujve të Jugosllavisë, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. Sh. Rahimi ka të botuara 11 punime shkencore, një monografi dhe tekste për shkolla të mesme për lëndën e Historisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.