← Shfleto

Shukri Lepaja

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1948 në Podujevë(Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”HULUMTIMET E SASISË OPTIMALE TË K2.Cr2o7 DHE PËRCJELLJA E NGJYROSJES ME THARTIRA E PEJËVE TË LESHIT”(kr). Mr. Shukri Lepaja doktoroi në Francë në qershor të vitit 1982 me temën: ”POLYMETHINIQUES PUR LASER RELATION ETRE STRUKTUR ET PIKOTOSTABILITE”.“(fr). Dr. Shukri Lepaja punoi si prof. i kimisë në Qendrën Shkollore të Podujevës, mandej shkoi në Francë ku edhe specializoi në lëmin e Farmaceutikës në kontrollin e kualitetit të barnave. Dr. Sh. Lepaja është i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Farmacisë në Prishtinë për lëndën Kontrollimi i barnave dhe është shef i laboratorit të kimisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë. Ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës. Ka të botuara disa punime shkencore kryesisht jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.