← Shfleto

Shukri Fetahu

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi në prill të vitit 1955 në Letovicë të Bujanocit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Raincë, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Preshevë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Grupin Gjenetika dhe fisnikimi i bimëve lavërtare në Beograd, kurse magjistroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në janar të vitit 1999 me temën: ”NDRYSHUESHMËRIA FENOTIPORE E GJENOTIPEVE TË NDRYSHME HIBRIDE (F1) TË MISRIT (Zea mays L.) TË KULTIVUAR NË KUSHTET AGROEKOLOGJIKE TË KOSOVËS”. Mr. Shukri Fetahu doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Tiranës në qershor të vitit 2001 me temën: ”STUDIMI I NDËRVEPRIMEVE GJENOTIP-MJEDIS I DISA HIBRIDEVE TË MISRIT NË KUSHTET E KOSOVËS”. Dr. Shukri Fetahu punën e filloi si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore të Prishtinës, më 1980 u zgjodh asistent i gjenetikës në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, pastaj ligjërues i lëndëve lavërtaria e përgjithshme me agroekologji dhe gjenetikë në këtë fakultet. Ka qenë senator i UP. Ka 2 libra universitarë si koautor, ka 50 punime profesionale si autor-koautor dhe është anëtar i Shoqatës së Përmirësimit Gjenetik të Bimëve EUCARPIA në nivel evropian.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.