Shqipe Malushi
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1955 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë - e kreu në Beograd më 1982. Shqipe Malushi pas kryerjes së Fakultetit emigroi në Nju Jork (SHBA) dhe vazhdoi fakultetin dhe diplomoi në Sarah Lewrence Colleg më 1985 dhe punon asistente në Company Editor the Publish, kurse magjistroi në Artet e Lira në qershor të vitit 1988 në Universitetin e Nju Jorkut. Mr. Shqipe Malushi me krijimtari letrare debutoi në SHBA, shkroi dhe botoi vjersha, tregime në anglisht dhe në gjuhën shqipe, ku mori edhe çmimin për krijimtari letrare. Mr. Shqipe Malushi punon dhe vepron në Nju Jork.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.